Kapet hashash, foto arkiv
Sekuestrohet 110 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek. Policia greke mbrëmjen e sotme ka sekuestruar një sasi prej rreth 110 kg hashash 3 km në brendësi të tokës greke, në aksin Kefalovris-Janinë.
Sipas policisë sasia e drogës u bllokua në një makinë, e cila drejtohej nga një 24- vjeçare shqiptare. Mësohet se lënda narkotike ishte futur në 4 çanta, ndërsa është bërë edhe arrestimi i shqiptares, e cila bëhet e ditur se është pjesë e një grupi kriminal.
Policia greke konfirmon se hashashi vinte nga Gjirokastra dhe se ky grup kriminal ka kaluar dhe herë të tjera drogë në kufi, ku janë sekuestruar sasi të mëdha hashashi. /E.L/ (Shekulli Online)
Presidenti serb, Tomislav Nikoliç
“Presidenti i ri nacionalist i Serbisë në më pak se një javë që kur mori detyrën, e ka goditur stabilitetin e brishtë të Ballkanit dhe ka vënë hije mbi politikat e tij pro-europiane”, kështu shkruan në një analizë, agjencia e lajmeve, Associated Press.
Kjo agjenci, thotë se ish-aleati ultranacionalist i Slobodan Milosheviçit gjatë kohës së luftës, ka ngjallur tensione në rajonin e trazuar duke deklaruar se masakra e Srebrenicës, ku serbët e Bosnjës vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë, nuk ishte gjenocid, por një “krim i rëndë”.
Agjencia e lajmeve sjell në kujtesë edhe deklaratën tjetër të Nikoliçit se, “Vukovari është qytet serb”.
Këto deklarata kujtojnë epokën e luftës së viteve të ’90, kur Millosheviçi nisi luftërat në Kroaci e Bosnjë për të krijuar një shtet pan-serb pas shpërbërjes së Jugosllavisë, thuhet në analizë.
Associated Press vëren se gjatë fushatës zgjedhore, Nikolliç ka thënë se, nga një ekstremist i krahut të djathtë është kthyer në një populist konservator që mbështet integrimin e Serbisë në BE.
Por, ringjallja e nacionalizmit, shkruan AP, ka lëshuar alarmin në rajon dhe mund ta nxjerrë nga binarët ofertën për anëtarësim të Serbisë në BE.
Gjatë inaugurimit të tij, Nikoliç u zotua për raporte të mira me Kroacinë e Bosnjën, por, përsëriti se Serbia duhet të braktisë ambiciet e anëtarësimit në BE dhe nuk do të heqë dorë nga Kosova. /Associated Press/
Përgatiti: E.L (Shekulli Online)
Policia italiane, foto arkiv
Një 44-vjeçare shqiptare akuzohet se ka përfituar rreth 200 mijë euro nga një pensionist në Itali, duke u shtirur si e dashuruar pas tij.
Policia e qytetit të Cuneo-s po heton mbi rastin e emigrantes shqiptare R.L, e cila dyshohet se ka shfrytëzuar ekonomikisht një pensionist me banim në Mondovi.
Një i afërm i 69-vjeçarit italian ka sinjalizuar këtë histori dashurie, nga e cila me sa duket gruaja shqiptare ka përfituar shuma të mëdha parash.
Mësohet se, miqësia fillestare e transformuar më pas në një lidhje më të ngushtë, ka shtyrë të moshuarin që për vite të tëra t’i dhuronte shuma parash gruas shqiptare. Edhe kur ajo ishte kthyer në Shqipëri, ai vazhdonte t’i dërgonte para për të mbajtur familjen dhe për të përballuar shpenzime nga më të ndryshmet. Taksa, pagesa për sëmundje të rënda, borxhe dhe deri në një shtatzëni që mendohet se gruaja ka trilluar për të shfrytëzuar situatën.
Sipas 44-vjeçares, nga marrëdhënia me pensionistin italian, ajo kishte lindur dy binjakë, njëri prej të cilëve kishte vdekur. Gjithçka kishte ndodhur në Shqipëri, larg syve të 69-vjeçarit, ku ky i fundit e mendonte veten baba të fëmijëve dhe ndihej i detyruar moralisht të paguante për ta.
Në pritje të verifikimeve mbi vërtetësinë e atësisë, është ngritur padi kundër gruas shqiptare. /E.L/
(Shekulli Online)
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi
Kërcënimet e zyrtarëve serbë për ndarje të Kosovës nuk e trembin zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi.
Ai mendon që Kosova nuk ndihet e kërcënuar, pasi ka partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërkohë që nuk ka lënë pa kritikuar politikën e vjetër të Serbisë, që ka dalë problem edhe me NATO-n.
Zv/kryeministri Kuçi pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se, është e vërtet që Kosova ka qenë për një shekull e kërcënuar prej Serbisë, e kërcënuar me gjenocid dhe pastrim etnik dhe zërat e që kanë qenë edhe në atë kohë, përafërsisht janë edhe sot.
Por, sipas tij, Kosova nuk ndihet e kërcënuar, pasi ka partneritet të fuqishëm me NATO-n dhe Serbia në këtë drejtim do të jetë e kujdesshme. /Express/
Përgatiti: E.L (Shekulli Online)
Eurozona
Ministrat e financave të G7-ës dhe fuqive tjera ekonomike do të mbajnë sot një telekonferencë mbi krizën e eurozonës dhe dobësimin e bankave të caktuara.
“Në këto diskutime do të përfshihen edhe disa vende jashtë BE-së dhe G20, por që janë të shqetësuara për eurozonën”, ka thënë ministri kanadez i financave, Xhim Flaherti.
Kriza e borxheve ka pllakosur ka një kohë të gjatë BE-në, dhe aktualisht ka diskutime për planin fiskal, i cili duhet të miratohet nga vendet që përdorin monedhën e përbashkët, euron.
Shqetësimet më të mëdha të Eurozonës lidhen me Greqinë, Irlandën, Spanjën dhe Portugalinë.
Liderit botërorë shprehin shqetësimin për rrezikun që i kanoset tregjeve financiare, nga kriza bankare spanjoll dhe nga rezultati i zgjedhjeve greke më 17 qershor, të cilat mund lenë Athinë jashtë zonës euro. /Reuters/
Përgatiti: E.L
(Shekulli Online)
http://www.youtube.com/watch?v=fdtL70UDtpU
Një student në New York ka krijuar një MP3-sh të ri, i cili funksionon duke e futur në gojë.
Pajisja është e instaluar në atë mënyrë që me anë të gjuhës mund të manovrosh me të, duka ia ngritur zërin këngës apo duke e ndërruar këngën.
Kur muzika fillon dridhjet janë aq të forta sa muzika mund të dëgjohet qartë, pa pasur nevojë për kufje.
Mahnitëse është se nëse pajisjes ia lëshon zërin më së shumti, atëherë ai zë është i mjaftueshëm që ta dëgjojnë të gjithë muzikën që del nga goja e personit që e përdorë. /E.L/ (Shekulli Online)
Mjekët e QSUT-së
Mjeku i urgjencës së QSUT-së, Petrit Gjorgji, është dhunuar fizikisht nga 3 persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku tre shtetas kanë goditur dhe dhunuar fizikisht mjekun 41-vjeçar, i cili ishte në turnin e urgjencës.
Ende nuk dihen motivet e dhunës mbi mjekun, por burimet thonë se tre personat me banim në Institutin Bujqësor të Kamzës e kanë rrahur mjekun, sepse ky i fundit nuk është kujdesur siç duhet ndaj një pacienti, i cili ishte i afërmi i tyre që ishte paraqitur në urgjencë.
Policia deklaron se, ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve, Antonio Lala, Aleks Totraku dhe Fabjan Tafa. /E.L/ (Shekulli Online)
Topi gjatë konferencës për shtyp në Samitin e 10-të rajonal i UNESCO-s
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, gjatë vizitës dyditore në Bosnje Hercegovinë ku mori pjesë në Samitin e 10-të rajonal të UNESCO-s, kërkoi që edhe Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizmi.
“Ne e shikojmë me shumë rëndësi restaurimin e veprave që janë pjesë e trashëgimisë botërore dhe në Kosovë, por ende është e pakuptueshme dhe nuk shkon pikërisht me mendësinë që duhet të shoqërojë politikën e kohëve moderne të vendeve të Ballkanit që Kosova ende nuk është e pranishme në këto tryeza. Kështu që unë do të jepja opinionin tim që, në të ardhmen politika e komunikimit dhe në funksion të vlerësimit të trashëgimisë kulturore duhet që patjetër të kishte në gjirin e vet edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës!”, tha Topi në fjalën e tij gjatë samitit.
Domosdoshmërinë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në të gjitha veprimtaritë rajonale, duke filluar në ato të UNESCO-s, Topi e shprehur edhe gjatë takimit me Drejtoren e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova. Ata, vlerësuan bashkëpunimin e frytshëm dhe aktiv që Shqipëria gëzon me UNESCO-n në të gjitha fushat e saj të kompetencës, dhe veçanërisht në fushën e kulturës. /F.S/ (Shekulli Online)
Masakra e Cërrikut, foto arkiv
Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm tre të akuzuarit e masakrës së Cërrikut.
Ngjarja ka ndodhur në 23 mars të vitit 1997, ku mbetën të vrarë me arme zjarri 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosën 16 punonjës të Policisë së Shtetit.
Shtetasit Met Bozi, Lazar Bicja dhe Skënder Cani të dënuar me burgime nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm janë shpallur të pafajshëm. Gjykata e Apelit ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të 3 të burgosurve.
Për të pandehurit e tjerë është lënë në fuqi masa e dënimit dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Arjan Toska dhe Roland Xhepexhiu janë dënuar me burgim të përjetshëm, Alban Toska e Entel Gashi me 22 vjet burg, Tomorr Buzani 22 vjet burg, ndërsa i penduari i drejtësisë Bujar Buzani është dënuar me 8 vite burg.
Masakra e vitit 1997
Nga hetimet ka rezultuar se në datën 22 maj 1997 është sulmuar me armë zjarri nga disa shtetas Posta e Policisë së qytetit Cërrik dhe janë larguar me forcë punonjësit e policisë nga kjo postë. Të nesërmen forca të policisë së komisariatit Elbasan të drejtuara nga shefi i komisariatit, Agron Kuliçaj në bashkëpunim me forcat e speciale kanë shkuar në Cërrik për të rivendosur rendin. Sipas dosjes hetimore, të pandehurit Llazar Bicja dhe Met Bozi të ardhur në dijeni të lëvizjeve të forcave policore, kanë organizuar një grup personash të armatosur me qëllim goditjen e forcave të policisë. Hetuesit e çështjes thanë se këta të pandehur kanë shkuar në mëngjesin e datës 23 maj 1997 në lagjen nr.3 të qytetit Cërrik dhe kanë takuar të pandehurit Arjan Toska, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani, Bashkim Buzani, të cilët ishin të armatosur dhe qëndronin në një postbllok të krijuar prej tyre, për shkak të hasmërive që kishin me familjen e Eduart Peqinit, i njohur me pseudonimin “Mandela”. Bozi e Bicja, sipas akuzës, kanë nxitur personat e mësipërm për të goditur forcat e policisë, duke i mashtruar se gjoja këto forca kishin ardhur nga Tirana me qëllim vrasjen dhe përdhunimin e vajzave dhe grave të tyre. Ata kanë nxitur Roland Xhepexhiun të pozicionohet në tarracat e qytetit dhe të godasin efektivet e policisë. Prokuroria thotë se pas këtij organizimi, Arjan Toska, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani së bashku dhe me shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani, dhe Bashkim Buzani të armatosur me armë zjarri të ndryshme janë pozicionuar brenda ambienteve të kinemasë së qytetit të Cërrikut. Xhepexhiu është pozicionuar në tarracën e pallatit që ndodhet rreth 200 m larg kinemasë. Akuza thotë se pas pozicionimeve që përcaktuan Bicja e Bozi, në Cërrik kanë mbërritur forcat e policisë së Elbasanit të mbështetura nga disa njësi të Gardës së Republikës. Në momentin që ndodheshin në qendër të qytetit shtetasi Ardian Rama, aktualisht i vdekur, ka qëlluar me armë automatike. Në momentin kur njëra nga makinat e blinduara të policisë ka qenë duke kaluar në qendër të qytetit të Cërrikut, përball me kinemanë e qytetit, fluksi i të shtënave ka qenë maksimal në dy drejtime kryesore. Makina e blinduar është qëlluar me antitank nga i pandehuri Arjan Toska dhe gjithashtu brenda saj është hedhur edhe një granatë nga Sokol Buzani, veprime që kanë shkaktuar djegien e 2 prej efektivave të policisë që ndodheshin brenda saj dhe ka detyruar personat e tjerë të dalin nga blindi e me pas të qëllohen me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen edhe të 3 efektivave të tjerë të policisë. Prokuroria thotë se në përpjekje për t‘u larguar nga vatra e zjarrit, në afërsi të pallatit nr.1 të qytetit të Cërrikut, në një arë të mbjellë me thekër, është vrarë edhe një efektiv tjetër i forcave speciale të policisë. Gjithashtu, në këtë ngjarje janë plagosur edhe 16 efektivë të tjerë policie. (Shekulli Online)
Kërcënonte me thikë, foto arkiv
Një konflikt banal në afërsi të tregut industrial të Durrësit ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta. Nga ky konflikt njëri ka mbetur i plagosur pasi ka marrë goditje me thikë. Policia ka mundur të prangosë autorin e ngjarjes, i cili është A. Lala, 31 vjeç, gjatë kohës që po tentonte të largohej nga vendngjarja.\
Mësohet se plaga e të riut të dëmtuar nuk është e rrezikshme pasi e ka marrë në këmbë dhe ka pasur asistencë mjekësore të shpejtë. I plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekeve jashtë rrezikut për jetën. /M.Brunga/ (Shekulli Online)
Hashim Thaçi / Foto arkiv
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka konsideruar nisjen e procesit për liberalizimin e vizave hap shumë të rëndësishëm edhe pse kërkohen shumë reforma.
“Një sinjal shumë i rëndësishëm i perspektives evropiane të Kosovës, është edhe fillimi i procesit të liberalizimit të vizave të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi duke shtuar ky vit paraqet një përparim shumë të madh për Kosovën në aspektin e axhendës evropiane.
Ai u shpreh se Kosova ka mirëpritur progres-raportin e Komisionit Evropian dhe vlerëson lartë qëndrimin unik të Bashkimit Evropian për miratimin e rekomandimeve të Komisionit për thellimin dhe intensifikimin e dialogut të integrimit evropian. /F.S/ (Shekulli Online)