March 2012
SHBA, kapet shqiptari, grabiti 500 mijë $
Grabitësi i bankës që besohet se është Mazari
SHBA – Një shqiptar i kërkuar për vrasje është arrestuar dje në Nju Jersi, SHBA. Arrestimi i tij është bërë pasi dyshohet se ka lidhje me vjedhjen e dy bankave. Sipas autoriteteve nga këto grabitje janë marrë 500 mijë dollarë.
FBI ka njoftuar se nuk ka qenë e lehtë kapja e Shpend Mazarit, 26 vjeç nga Puka
Mazari gjithashtu do të akuzohet...
Plagos 38-vjeçarin dhe më pas vret veten
GJIROKASTËR- Një sherr banal është kthyer në një tragjedi të vërtetë, me një të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja u regjistrua pas mesditës në fshatin Sofratikë të komunës së Dropullit të Poshtëm.
Burime zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se shtetasit Agim Dida, 55 vjeç, banues në Luftinë, Tepelenë dhe Alket Salaj, 38 vjeç, banues në Hallkomemaj, Tepelenë, duke pirë kafe në njërin prej...
Topi dekoreton 10 ish-të përndjekur
Topi dekoron ish-të përndjekur politikë dhe figura me kontribute të spikatura për demokracinë shqiptare
Presidenti Bamir Topi ka dekretuar me medalje 10 personalitet për kontribut në rrëzimin e diktuarës komuniste.
Topi ka nderuar me medaljen “Martir i Demokracisë”, Mark Sokolin (Pas vdekjes) dhe Gjergj Sokolin (Pas vdekjes). Me Medaljen “Pishtar i Demokracisë”, Topi dekoroi Ardian...
Vendos, sa më shpejt, të ardhmen
Pep Guardiola
Zëdhenësi i Barcelonës, Toni Freiksa, ka bërë thirrje për ta lënë të qetë trajnerin, Pep Guardiola, pavarësisht spekulimeve në rritje dhe debatit mbi të ardhmen e tij me klubin. Guardiolës i skadon kontrata verën e ardhshme dhe ka kërkuar kohë për të reflektuar nëse do të nënshkruajë një tjetër kontratë 1-vjeçare me gjigantët katalanas. Duke parë se ka udhëhequr “blaugranat”...
Pretendon se është 127 vjeç, por duket e...
Juana Bautista de la Candelaria Rodriguez
Një grua e cila pretendon se është njeriu më e vjetër në botë, nuk është e besueshme nga zyrtarët e librit të Rekordeve Guinness. Juana Bautista de la Candelaria Rodriguez thotë se ka lindur në vitin 1885, gjë e cila e bën atë më të vjetër se Statuja e Lirisë në Nju Jork.
Kjo gjithashtu do të thotë se ajo është 12 vite më e vjetër se mbajtësja e...
Kërkonin një qen për aventurat seksuale, gjejnë...
Shane Walker dhe e shoqja, Sarah Dae
Një çift amerikan dhe një person i tretë kanë rënë pre e një operacioni të fshehtë policor, duke përfunduar të arrestuar për bashkëpunim në kryerjen e marrëdhënieve seksuale me kafshë.
Shane Walker dhe e shoqja Sarah Dae, të cilët u shprehën në polici se ndiqnin praktikat e shkëmbimit të partnerëve dhe kishin një martesë të hapur, u zbuluan teksa...
Afganistan, vriten dy trupa të NATO-s, nuk dihet...
Protesta e afganëve për djegien e Kuranit
NATO ka njoftuar se dy trupa të saj janë qëlluar për vdekjen në Afganistan nga sulmi i fundit pas djegies së Kuranit nga ushtarët amerikanë. Raportohet se një afgan me uniformë ushtarake dhe një tjetër me rroba civile kanë ndërmarrë sulmin në Kandahar.
Zyrtarët e Afganistanit thonë se vetëm njëri prej tyre ka hapur zjarr. Pavarësisht kësaj ata...
Monumentet e kulturës drejt rrënimit
GJIROKASTËR- Çatitë dhe suvatë e jashtme përbëjnë problemin më të madh të shtëpive karakteristike gjirokastrite. Ky është rezultati i rivlerësimit të kryer në 56 shtëpi, që mbajnë statusin “monument kulture” të kategorisë së parë. Projekti i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare u realizua gjatë dy muajve të këtij viti, gjatë të cilit u evidentuan problematikat aktuale që mbartin këto godina,...
Ahmetaj: Taksa e sheshtë është taksa e varfërisë,...
Ministri i Financave u shpreh në Kuvend se taksa e sheshtë është taksa moderne e drejtësisë sociale. Gjatë diskutimeve, Bode u shpreh se taksa e sheshtë është ligji i përqafuar nga mbarë bota. “Disa të majtë gjetën rastin për të sulmuar taksën e sheshtë. Ata janë çiçikovianë të majtë, kanë për qëllim t’i hapin rrugë taksës progresive që ka shpikur kryetari i tyre. Taksa e sheshtë është taksa...
LSI: Përpjekjet për të bllokuar reformat janë në...
LSI bën thirrje për bashkëpunim mes palëve për çuarjen përpara të reformave të kërkuara nga BE. Në një konferencë për shtyp në mesditë, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, u shpreh se çdo përpjekje për të bllokuar reformat është në dëm të interesave të vendit.
“Plotësimi i kushteve të BE-së për të merituar statusin e kandidatit është çështje që ka të bëjë...
Muzika italiane në zi, vdes Lucio Dalla
Muzika italiane ka humbur krejt papritur një prej veteranëve dhe zërave të saj më të dashur.
Këngëtari italian Lucio Dalla është ndarë sot nga jeta në moshën 69-vjeçare. Kantautori që kompozoi “Caruso”, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak në Montreaux, në Zvicër, ku gjendej për një seri koncertesh.
Dalla ishte i pranishëm në Festivalin e Sanremos para pak ditësh, ku pati dy role:...
Njohja e Kosovës, Serbia dëbon ambasadorin e Ganës
Mediat në Gana thonë se ky vend së shpejti do të mbyllë misionin në Beograd, pasi ky i fundit ka dëbuar ambasadorin e Ganës për shkak të njohjes së Kosovës.
Shefi i diplomacisë së Ganës, Alhaji Mohamed Mumuni, i ka thënë parlamentit se “marrëdhëniet e përzemërta” deri më tash ndërmjet dy vendeve, kanë pësuar dëme serioze pas njohjes së shtetësisë së Kosovës.
Portali “GanaËeb” shkruan se...
Makinat e luksit, Nissan GT-R me detaje ari 24...
Si të mos mjaftonte motori 3.8 litër V6 me 530 kuaj/fuqi, dizajni joshës dhe performance e denjë për një makinë garash, versioni i ri VIP i Nissan GT-R është i çmuar në kuptimin e plotë të fjalës.
E prezantuar në sallonin “Big Boys Toys” në Dubai, makina i ka mahnitur të gjithë me detajet në pjesën e pasme dhe anësore prej ari 24 karat.
Ky “xhevahir” i destinuar për tregun e Lindjes së...
Durrës, kapet me 900 gr kokainë, arrestohet
Një 45-vjeçar është arrestuar sot në Durrës për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Burime për “Shekullin” bëjnë të ditur se Edmond Kondakçiu është kapur me 900 gramë kokainë, dy granata difensive dhe një sasi fishekësh.
Në momentin e prangosjes, policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike dhe dy granatat.
Ndërkohë, policia po heton në lidhje me bashkëpunëtorë të...
Francë, sondazhet: Hollande më i besueshëm se...
Dy të tretat e francezëve mendojnë se Francois Hollande është më i besueshëm se Nicolas Sarkozi përsa u përket çështjeve të ekonomisë dhe papunësisë. Rezultatet e sondazhit të kryer nga BVA janë publikuar sot në faqen online të Nouvel Observateur.
Sipas studimit të kryer, propozimet e kandidatit socialist janë më të besueshme për më shumë se gjysmën e francezëve (54%) kundrejt 34% për Sarkozi....
Bilt: Kosova s’është kusht i të gjitha kushteve...
Shefi i diplmocisë suedeze, Karl Bilt, ka deklaruar se Serbia deri në fund të vitit, “jo vetëm që do të marrë datën e fillimit të negociatave për asociim, por edhe do të fillojë bisedimet me BE-në”.
Në një intervistë për gazetën “Politika” të Beogradit, Bilt vlerëson se ka rëndësi që është arritur përparim në dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se Kosova nuk është kusht i të...
Stamboll, shpërthim pranë selisë së partisë së...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të selisë së partisë në pushtet të kryeministrit Rexhep Taip Erdogan në Stamboll.
Sipas CNN turk, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur 5 policë dhe 5 kalimtarë. Dëshmitarët në vendngjarje e kanë krahasuar forcën e shpërthimit me atë të një tërmeti.
Sipas shefit të policisë në Stamboll, bomba e telekomanduar ishte vendosur në...
Topi-Topalli përplasen në Kushtetuese për...
Luis Tanushi
Kushtetuese shqyrtoi dje konfliktin ndërmjet institucionit të Presidentit dhe Kuvendit lidhur me procedurën e emërimit të gjyqtarëve për në Gjykatën Kushtetuese. Thelbi i përplasjes mes dy institucioneve është fakti që Presidenti Bamir Topi dërgon në Kuvend emrat e juristëve që mendon se duhet të zgjidhen në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa Kuvendi nuk i miraton ato duke bërë që...
A mund të shkulen vërtet “bunkerët e Enverit”?
Ened Janina / Denis Dedej
Në momentin që Shqipëria ka humbur për herë të tretë mundësinë për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, kryeministri Sali Berisha kërkoi dje nisjen e procedurave për heqjen e të gjithë bunkerëve nga Shqipëria të ndërtuara gjatë viteve 1975-1985. “Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha kërkoi që të fillojë sa më parë procesi i...
Sekretet e një liceisteje që nuk shikon
Valeria Dedaj
Kur e shikon për herë të parë krijon menjëherë përshtypjen e një zonjusheje të re, e cila ka shije tepër të hollë në kombinimin e veshjeve të saj. Me një buzëqeshje të ëmbël, me flokët gështenjë me onde, me një golf ngjyrë lejla, një çantë që mban në duar dhe me pelerinën ngjyrë kafe me kuadrata hedhur mbi supe… Kjo është gjimnazistja Doliana Veliaj me origjinë nga Mallakastra, e...
Bie konsumi dhe eksportet, preken tekstilet dhe...
Emirjon Senja
Shqiptarët kanë ulur ndjeshëm konsumin duke bërë që në këtë periudhë të kenë më shumë “punë” bizneset që prodhojnë për eksport. Por edhe këto nuk gjenden në situatën më të mirë të mundshme, për shkak të uljes së kërkesës së jashtme. Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë, të publikuara dje nga Guvernatori Ardian Fullani flasin për rënie të konsumit në përgjithësi. “Duke...
Hetuesit identifikojnë vendet ku u plagosën...
Flamur Vezaj
Grupi hetimor i prokurorisë së kryeqytetit, pas identifikimit të autorëve të vrasjes së demonstruesve Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj, tashmë ka zbardhur dhe skicuar edhe vendet ku ndodheshin pesë të plagosurit me armë zjarri gjatë demonstratës së 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës, sipas të...
E plagosi gruaja me sopatë, burri ia kthen me...
Hyrije Bruka
Një 45-vjeçar nga Kamza është arrestuar dje, pasi tentoi të vriste të shoqen me thikë. Qazim Bruka, lindur në Kukës, por me banim në Kamëz e ka goditur disa herë me thikë të shoqen, Hyrije Bruka, gjatë një grindjeje, duke e lënë të plagosur.
Policia ka arrestuar menjëherë bashkëshortin e dhunshëm, ndërsa e plagosura është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë...
Investimet e huaja, 25 % më pak në 2011
E. Senja
Të huajt po investojnë më pak në Shqipëri. Kjo është ajo ç’ka mësohet nga raporti i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi ecurinë e investimeve të huaja gjatë tre mujorit të tretë të vitit të shkuar. Referuar të dhënave të BSH-së, mësohet se gjatë periudhës korrik-shtator 2011, në vend janë investuar rreth 166.4 milionë euro (rreth 222 milionë dollarë). Kjo shifër, është 32.8 për qind më e...
Shkarkimi i Spahiut, sot në Kuvend raporti i...
Raporti i hartuar nga komisioni për hetimin e veprimtaërisë së ish-nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu,pritet të miratohet sot në Kuvend. Dy ditë pas përfundimit të punës dhe miratimit të raportit në Komisionin e ngritur për Spahiun, raporti shqyrtohet në seancën e sotme.
Pavarësisht dorëheqjes së Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së, raporti do t’i propozojë Kuvendit vendosjen e...
Berisha merr pjesë në samitin e PPE-së në Bruksel
Kryeministri Berisha është nisur sot drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane.
Samiti bashkon kryetarë shtetesh dhe kryeministra, si dhe kryetarë të partive opozitare në Europë, anëtare të Partisë Popullore Europiane, të cilët do të diskutojnë zhvillimin e një qasjeje të përbashkët të EPP-së mbi çështje europiane, që i paraprin mbledhjes së Këshillit...
February 2012
0 posts
Serbi, ultranacionalistët protestojnë kundër...
Ulltranacionalistë serbë kanë protestuar kundër anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, një ditë pasi ministrat e Jashtëm të BE-së i kanë rekomanduar këtij vendi statusin e kandidatit për tu bërë pjesë e bllokut prej 27 anëtarësh.
Duke mbajtur parulla anti-BE, zyrtarët dhe ndjekësit e Partisë Radikale Serbe kanë marshuar para zyrës së presidentit serb, Boris Tadiç, ku edhe janë ndaluar...
Kontroll mjeteve të transportit publik
Bledar Meta
BERAT- Aksidenti i ndodhur një javë më parë në afërsi të qytetit të Çorovodës ku një autobus me nxënës doli nga rruga dhe shkaktoi plagosjen e tre fëmijëve dhe lëndimin e disa të tjerëve ka bërë që Inspektoriati i Njësisë së Qarkullimit rrugor të intensifikoj kontrollet tek mjetet e transportit publik, kryesisht ato të transportit të fëmijëve. Lajmin e bën të ditur për mediat...
Rama: Varfëria në nivele alarmante, qeveria s’ka...
Edi Rama
Gjatë prezantimt të polikave sociale në kuadër të programit socialist “Për një Rilindje Shqiptare”, kryesocialisti Rama u shpreh se varfëria reale në zona të caktuara të Shqipërisë prek dhe kalon 50 përqindëshin, ndërkohë që në tërësinë e vetë rrotullohet tek 30 për qind.
“Kjo është e vërteta e shifrave, por shifrat tregojnë pak në krahasim me jetën e vërtetë të shqiptarëve. Ajo...
Koreja e Veriut pranon moratoriumin nuklear
Koreja e Veriut ka pranuar të pezullojë pasurimin e uraniumit si dhe testimin e raketave me rreze të gjerë bëjnë në të ditur zyrtar të SHBA-së dhe Koresë.
Departamenti i Shtetit Amerikanë gjithashtu bën me dije se Koreja e Veriut ka pranuar që të lejojë që OKB të dërgoj inspektorë për të monitoruar reaktorin e saj në Yongbyon.
Në këmbim, SHBA do ti dërgojë Pejongut 240 000 ton ndihma...
Falsifikon kartën e identitetit duke përdorur...
Karta e falsifikuar
Padyshim që rregulli parë për hajdutët që falsifikojnë një kartë identiteti është vendosja e një fotoje që nuk njihet nga të tjerët. Por një kriminel nga Brazili e ka injoruar këtë “rregull”, duke përdorur foton e aktorit Jack Nicholson.
Ricardo Sergio Freire de Barros, 41 vjeç, u arrestua në tentativë për të hapur një llogari bankare me kartën e falsifikuar. Policia...
Shmangni skuqjen e ushqimeve me vaj të përdorur
Përdorimi disa herë i të njëjtit vaj për të fërguar ushqimet mund të ketë pasoja të dëmshme për shëndetin. Përfundimi ka ardhur pas një studimi të kryer nga Universiteti i Spanjës. Sipas doktoreshës Maria Dolores Guillen, njëra prej autoreve të studimit, thotë:
“Dihej se në temperaturën e vlimit, vajrat lëshojnë aldeide, të cilat ndotin atmosferën dhe janë të dëmshme kur thithen bashkë me...
VV: Tirana dhe Prishtina hesht ndaj shtypjes së...
Logo e Vetëvendosjes
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me ngjarjen më të fundit në Maqedoni ku mbetën të vrarë dy shqiptarë. Sipas VV-së “faktori politik shqiptar në Maqedoni është shndërruar në një apendiks të politikës maqedone”. VV shprehet se partitë shqiptare në Maqedoni nuk duhej që për interesa të ngushta personale të bashkëpunojnë me qeverinë e Gruevskit duke e legjitimuar atë,...
Gjeorgji-Shqipëri, Cani debuton me gol
Takimi Gjergji - Shqipëri
Trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit e ka nisur me këmbën e mbarë ndeshjen e para. Pjesa e parë e takimit Gjeorgji – Shqipëri, ka përfunduar me rezultatin 0 – 1 me gol të realizuar nga Edgar Cani që në minutën e ‘2 të takimit. Ekipi i Gjeorgjisë ka humbur edhe një 11-metërsh. Portieri i ekipit tonë, Sajmir Ukani, i cili luan me Novarën në Serinë A...
Marshim në shenjë pakënaqësie për vrasjen e dy...
Vendngjarja
Maqedoni – Nesër, qytetar të Gostivarit pritet të mbajnë një marshim paqësore në shenjë proteste për vrasjen e dy shqiptarve nga një polic maqedonas.
Sipas policisë Jaqim Trifunovski, 39 vjeç, ka qëlluar për vdekje me pistoletë Imran Mehmeti 29 vjeç dhe Besnik Shehapi 26 vjeç, pas një zënke për parkim në lagjen ku banonin. Ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e policit pasi ai në...
Shqipëria gati të marrë për herë të parë...
Këshilli i Evropës
Maj – Nëntor 2012, Shqipëria do të mbajë Presidencën e Këshillit të Evropës për herë të parë që prej 17 vitesh anëtare të kësaj organizate. Por si paraqitet vendi ynë në KiE? Komiteti i Ministrave në KiE, në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare, monitoron se si i përmbushin detyrimet e tyre shtetet anëtare dhe Shqipëria është një ndër vendet nën vrojtim.
Vendi ynë në...
Rritet papunësia në qarkun e Fierit
Në Qarkun e Fierit për vitin 2011 papunësia ka pësuar rritje. Ky fakt është konfirmuar në analizën vjetore të Zyrës së Punës, ku ka rezultuar që në këtë qark janë regjistruar 3690 të papunë, të cilët janë paraqitur si punëkërkues të papunë në zyrën rajonale të punësimit Fier.
Nga këta 87% i përkasin grupmoshës nga 45 deri në 50 vjeç, numër i cili është rritur me 26.8 % më shumë se...
Sejdiu: Presionet për të pranuar Rezolutën 1244 më...
“Dhënia e statusit të vendit kandidat të BE-së për Serbinë, krahas nismës së studimit të fizibilitetit për Kosovën në prag të MSA-së, nuk janë shpërblime të të njëjtit nivel”, ka deklaruar ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, për KTV. Ai ka thënë se në marrëveshjen për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale ka mundur të nxirrej edhe më shumë.
Megjithatë, Sejdiu ka përmendur presionin...
Sherr mes gjimnazistëve, 1 i plagosur
Një sherr mes nxënësve të gjimnazit në Kasharit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të paradites brenda ambienteve të shkollës, ku gjatë një sherri një adoleshent ka mbetur i plagosur.
Nxënësi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar menjëherë në spital, ku gjendja e tij paraqitet e rëndë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet mbi...
UNMIK tërhiqet nga mekanizmat rajonale
UNMIK-u do të ketë mirëkuptim për Qeverinë e Kosovës. Misioni i OKB-së ka vendosur që të tërhiqet vetë nga mekanizmat rajonalë, ku Kosova do të paraqitet si Kosovo*.
Një ditë pasi “Koha ditore” publikoi marrëveshjen e arritur në Bruksel për përfaqësimin rajonal, ku i jepet e drejta UNMIK-ut që në organizatat ku ka prezantuar Kosovën më herët të vazhdojë të ftohet dhe të jetë palë edhe më tutje,...
Aksidentoi 56-vjeçarin, arrestohet
Foto ilustruese
Autori i aksidentit që i mori jetën një 56-vjeçari mbrëmë në Xhafzotaj është vënë në pranga.
Sipas policisë së Durrësit, Lorenc Lala, 34 vjeç, banues në Rrushkull Durrës është arrestuar gjatë orëve të vona të së martës pasi dje rreth orës 19.40, duke drejtuar automjetin tip Golf me targa DR 9007 D, në rrugën rurale Xhafzotaj-Fllakë, në afërsi të kryqëzimit, ka goditur nga...
Sarandë, pranga falsifikuesit të kartëmonedhave
Kartëmonedhat e falsifikuara
Një person është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për falsifikim kartëmonedhash në Sarandë. Operacioni i policisë i kryer në orët e vona të së martës ka bërë të mundur shkatërrimin e bazës ku falsifikoheshin shuma të mëdha parash, të cilat më pas hidheshin në treg.
Kaluid Kadëna, 22 vjeç, është vënë në pranga, ndërsa Saimir...
Rama: Varfëria në nivele alarmante, qeveria...
Varfëria në Shqipëri është në nivele alarmante, ndërsa fabrikon statistikat për të fabrikuar realitetin. Gjatë prezantimt të polikave sociale në kuadër të programit socialist “Për një Rilindje Shqiptare”, kryesocialisti Rama u shpreh se varfëria reale në zona të caktuara të Shqipërisë prek dhe kalon 50 përqindëshin, ndërkohë që në tërësinë e vetë rrotullohet tek 30 për qind.
“Kjo është e...
Berisha: Të aplikojmë provimet dixhitale në...
Provimet dixhitale, një projekt që është aplikuar në Maturën Shtetërore, duhet të shtrihen edhe në universitete. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha e cilësoi këtë projekt si levë e fuqishme transparence në kuadrin e luftës kundër korrupsionit.
“Rektorët dhe dekanët që nisin detyrat le t’i vënë vetes detyrë për ta patur si trashëgimi instalimin në maksimumin e mundshëm të...
Topalli: Bllokimi i reformave e vonon, por nuk e...
Kryeparlamentarja Topalli është shprehur sot se bllokimi i reformave të kërkuara për integrimin në BE mund ta vonojë procesin, por nuk mund ta pengojë atë. Duke folur në prezantimin e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE në mbështetje të forcimit të Kuvendit, Topalli apeloi deputetët e opozitës për të votuar ligjet që kërkohen.
“Janë bërë shumë reforma që nga marrëveshja e MSA,...
Të mësosh Messenger 60 vjeç
Entela Resuli
E gjejmë në kuzhinën e tyre duke qeshur, dhe bërë me dorë përballë një ekrani të vogël. Po flisnin me vajzën mijë kilometra larg, e kurrë nuk e kishin menduar që bisedat e tyre me fëmijët do të ishin në këtë lloj forme. Janë prindër e gjyshër 60 vjeçarë që janë detyruar të futen në botën virtuale të internetit për një arsye: T’i shohin e ndjenë më afër fëmijët. Më parë as nuk u...
29 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Sëmundjeve të...
29 shkurti është Dita Ndërkombëtare e Sëmundjeve të Rralla. Ato janë patologji me numër të incidencës shumë të vogël, por me një impakt social dhe personal shumë të madh.
Mund të konsiderohet e rrallë çdo sëmundje që ka një prevalencë (numri i rasteve për një numër të caktuar popullsie). Në Bashkimin Europian, pragu që nuk duhet kaluar për t’u konsideruar një sëmundje e rrallë është 5 raste në...
Stoudman: Mirëpresim marrjen e presidencës nga...
Përfaqësuesi i Posaçëm i sekretarit të Përgjithshëm të KiE-së, Gerard Stoudman, shprehet se KE e mirëpret presidencën e radhës së Shqipërisë dhe është i gatshëm të kontribuojë për integrimin e vendit tonë ne BE.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm shqiptar, Gerard Stoudman, u shpreh gjithashtu se marrja e Presidencës nga Shqipëria vjen në një moment kyç dhe shënon një...
Berisha: PS bllokon reformat, Topin s’e voton as i...
Denis Dedej
Kryeministri Sali Berisha është shfaqur përpara mediave pas një periudhe të gjatë mungese dhe ka komentuar zhvillimet e fundit në politikën shqiptare. Ai ka folur për situatën e krijuar brenda në PD, mundësinë e largimit të disa nga deputetët e tij drejt partisë së re, rolin e presidentit Topi, hetimet e 21 janarit si dhe për ngërçin që është rikthyer dje në Kuvend. Duke komentuar...
PS e PD nuk bien dakord për kompetencat e...
Luis Tanushi / Denis Dedej
Konsensusi i brishtë i arritur më 14 nëntor mes PD-së dhe PS-së, i cili deri tani është shoqëruar me miratimin e një sërë ligjeve, dje është vendosur përpara një sprove të fortë për kompetencat që duhet të ketë kryeministri. Teksa të gjitha ndryshimet në Kodin Penal dhe atë Civil janë kryer me konsensusin e të dyja palëve dhe janë bërë vetëm ndryshime teknike, PD e PS...