shqiperia
...lajmet e fundit percillen nga agjencite kryesore te lajmeve shqiptare Noa, Atsh, Balkanweb etj.

/ Publikimi: « para-ardhes pas-ardhes »

Presidenti afgan, vizitë zyrtare në Britani

Presidenti afgan Hamid Karzai ndodhet në Britaninë e Madhe për të diskutuar mbi largimin e forcave britanike me kryeministrin Kamerun.

Dy liderët do të nënshkruajnë një marrëveshje që përcakton marrëdhëniet e dy vendve pas largimit të trupave britanike në vitin 2014.

Takimi vjen pas njoftimit të Francës  për tërheqjen e trupave të saj në fund të 2013-n. Karzai u shpreh në Paris se trupat franceze do të zëvendësohen nga ato afgane.

“Franca dhe vendet e tjera aleate e kanë ndihmuar Afganistanin në mënyrë të konsiderueshme gjatë 10 viteve të fundit. Kjo ndihmë ka bërë që Afganistani të nisë gradualisht marrjen e përgjegjësive”, tha ai.

Sipas BBC-së, Britania e Madhe ka në Afganistan dyfishin e trupave të çdo vendi tjetër europian. (Shekulli Online)



Publikuar në orën 11:1228/01/2012
blog comments powered by Disqus

 

 


Site Meter